22:06 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Soros kundër qeverisë Italiane: Paguhet nga Putin, reagon Salvini: Spekulues pa skrupuj

21:12 | 04/06/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Soros kundër qeverisë Italiane: Paguhet nga Putin, reagon Salvini: Spekulues pa skrupuj

Multimiliarderi amerikan George Soros është shfaqur “shumë i shqetësuar për influencën e Rusisë në Europë në përgjithësi dhe në qeverinë e re italiane’.

Shqetësim që i shtohet atij për politikat e Donald Trump, të para si një kërcënim për të gjithë botën por për Europën në veçanti.

Biznesmeni me origjinë hungareze shkoi papritur në Trento për ditën e fundit të Festivalit të Ekonomisë për të marrë pjesë në një debat për të ardhmen e Bashkimit Evropian, nuk i ra rreth e rrotull. Duke sulmuar drejtpërdrejt si liderin e Lega-s, i sapo emëruar në një detyrë kyçe në qeverinë Conte e duke iu kthyer akuzave për presidentin amerikan.

“Nuk e di nëse Salvini është financuar nga Moska, por opinioni publik ka të drejtë ta dijë”, theksoi ai.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Ministrit të Brendshëm. “Nuk kam marrë kurrë një lirë, një euro apo një rubël nga Rusia, jam i mendimit se Putin është një burrë shteti nga më të mirët dhe më vjen turp për faktin që në Itali ftohet për të folur një spekulues pa skrupuj si Soros”, deklaroi ministri i Brendshëm i Italisë.

Soros tha se ishte “shumë i shqetësuar” për afërsinë e qeverisë së re me Rusinë, duke kujtuar se “ky është një aspekt në të cilin pajtohet qeveria e re”, sepse “ata thanë se janë në favor të anulimit të sanksioneve kundër Rusisë”, shkruan repubblica.it.

“Putin, – shtoi ai, – kërkon të dominojë Evropën, nuk dëshiron ta shkatërrojë atë, por ta shfrytëzojë sepse ka kapacitet prodhues, ndërsa ekonomia ruse nën Putin mund të shfrytëzojë vetëm lëndë të para dhe njerëz”.

“Është një kërcënim i fortë dhe jam vërtetë i shqetësuar, ka një marrëdhënie të ngushtë midis Matteo Salvinit dhe Putinit”, tha Soros.

Sipas tij, për Evropën, kërcënimi nuk vjen vetëm nga lindja. Edhe aleati i saj “historik” përtej Atlantikut kërcënon prosperitetin e Kontinentit të Vjetër.

“Unë shpresoj që Trump të zgjasë pak dhe se tashmë me zgjedhjet afatmesme do të shohin demokratët të shkojnë në shumicë. Politika e tij është e rrezikshme dhe nga ekonomia kupton shumë pak. Ai kërkoi konfrontimin jo vetëm me Evropën në çështjen e tarifave, por edhe me Pekinin.

Por ai e kuptoi se Kina është e vetmja fuqi që mund t’i rezistojë dhe tani po përpiqet të bëjë një marrëveshje. Në dëm të Evropës. I njëjti denoncim për marrëveshjet me Iranin, – vijoi Soros nga skena e Teatro Sociale di Trento – çojnë në krizë jo vetëm suksesin më të madh të Barak Obamës në politikën e jashtme por edhe aleancën e Atlantikut”.

Soros, kontribuoi në zhvlerësimin e lirës dhe daljes së saj nga Sistemi Monetar Europian në 1992 me manovra spekulative, shkruan tgcom24.

Etiketa: George Sorossalvini
Pas

Incidenti me kryeministrin holandez, i derdhet kafja rrëmben leckën dhe e pastron vetë (Video)

Para

ERTV-ja lë në baltë Ramën, si i “dështoi” përkthimi në konferencën me homologun bullgar

Para
Hapja e negociatave, kryeministri bullgar e thotë hapur: Janë 3 vende skeptike ndaj Shqipërisë

ERTV-ja lë në baltë Ramën, si i “dështoi” përkthimi në konferencën me homologun bullgar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.