Policia e Fierit ka ndaluar dy shtetas ,pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritete, për mashtrim si dhe ka arrestuar një tjetër në flagrancë për vjedhje.
Mësohet se është arrestuar shtetasi Aglin Kadhaj, 32-vjeç, banues në Fier, si dhe shtetasi Aleko Braka, 51-vjeç, gjithashtu banues në Fier.
32 vjeçari është arrestuar nga policia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, kishte dhënë masën “Arrest në burg’’, për veprën penale “ Mashtrim’’.
Ndërsa për 51 vjeçarin rëndojnë akuzat “Dhuna në familje’’ si dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”
Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë edhe arrestimi i shtetasit Spiro Ziu, 62 vjeç, banues në Elbasan. Ky shetetas në bashkpunim me një shtetas tjetër, në lagjen “Apollon’’, vjedhur portofolin me 30.000 lekë dhe disa dokumente shtetasit F.M, 59 vjeç, banues në Fier.
Mësohet se materilet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
(E.V/Faxweb.al)