Rritja e numrit të klandestinëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit te gjelbërt me Greqinë ka shtuar edhe masat e strukturave të policisë për forcimin e kontrollit të kufirit.
Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit në Gjirokastër, vetëm gjatë mujit maj janë ndaluar në afërsi të vijës kufitare rreth 100 klandestinë.
Bëhët me dije se pjesa më e madhe kalndestinëve janë shetetas sirianë, përkatësisht nga Eritrea dhe Afganistani.
“Gjatë stinës së pranverës dhe në nisje të sezonit të verës po regjistrohet nje fluks në rritje i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë me destinacion përfundimtar shtetet e Bashkimit Europian.”, shprehen përfaqësuesit e policisë kufitare në Gjirokastër.
Gjatë këtyre ditëve blutë e kufirit kanë shtuar masat për forcimin e kontrollit të vijës kufitare.
Në mbështetje të tyre janë vendosur dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë si dhe forcave Delta.
Së fundi edhe Agjensia Europiane e kufijve e ka përfshirë Shqipërinë në shtetet nga të cilat kakojnë tranzit emigrantët e paligjshëm.Së shpejti në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosen 45 oficerë të saj me qëllim përballimin e fluksit të emigrantëve.
Ndërkohë pranë Drejtorisë së Kufirit në Gjirokastër funksionon qendra e pritjes së klandestinëve, ku ju ofrohet ndihmë humanitare emigrantëve të cilët ndalohen në kufi, për të vazhduar më pas me procedurat e deportimit të tyre. (E.V/Faxweb.al)