02:21 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kirurgjia moderne e këmbës, vetëm në Spitalin Amerikan!

16:18 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kirurgjia moderne e këmbës, vetëm në Spitalin Amerikan!

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent në kirurgjinë ortopedike, që nga muaji Qershor 2018 ju shërben pacientëve në Spitalin Amerikan, me metodat më të avancuara të trajtimit  të problemeve me këmbën.

Kirurgjia ortopedike ka evoluar me hapa të mëdha këto 20-30 vitet e fundit. Spitali Amerikan, pararojë në shërbimet dhe teknologjitë më të avancuara në fushën e mjekësisë në vend dhe rajon, ka përqafuar me sukses çdo metodë inovative të përdorur në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës, reduktimit të dhimbjes, si dhe zgjidhjes përfundimtare të patologjive të ndryshme.

Pacientët në Spitalin Amerikan tani do të ketë fatin dhe mundësinë të njihen nga afër dhe të përfitojnë shërbim të specializuar nga një prej eminencave të fushës së kirurgjisë ortopedike, kirurgut ortoped austriak Prof. Dr. Ernst Orthner, që solli 20 vite më parë sistemin e ri të kirurgjisë së këmbës, duke përdorur metoda specifike si; vendosja e pllakave ose vidave, përdorimin e metodave minimale invazive, protezën e kyçit të këmbës, operacionet e tendinit dhe deformimeve të tij, trajtime të specializuara sidomos për këmbën diabetike, si edhe rikonstruktimin e këmbës për të shmangur amputimin.

Problemet me këmbën shfaqen në forma të ndryshme, duke shkaktuar dhembje kronike, vështirësi funksionale, si në ecje, shpesh shqetësim edhe estetik.

Në jo pak raste, për këto shqetësime që sjell këmba dhe shputa e këmbës, pacientët nuk janë të mirinformuar. Dhembja e tabanit të këmbës (shputës), deformimet post-traumatike, artriti, deformimet e këmbëve te foshnjat, këmba diabetike etj; janë patologjitë më të zakonshme.

Për trajtimin e këtyre patologjive zgjidhja e parë e rekomanduar është përdorimi i këpucëve ortopedike apo medikamentet e ndryshme. Në skenarët më të komplikuar dhe patologjitë më të rënda zgjidhja mbetet amputimi.

Prof. Dr. Ernst Orthner nga eksperienca e tij me më shumë se 15.000 operacione, është një prej kirurgëve më të famshëm të këmbës dhe shputës në të gjithë Evropën. Ai është ftuar si moderator në më shumë se 30 kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe i ftuar nderi në Kongreset e Kirurgjisë Moderne të Këmbës në Gjermani, Austri, Rumani, Greqi, Zvicër, Spanjë, Itali dhe Luksemburg. Ai ushtron profesionin e tij në dy spitale dhe 2 Qendra të Trajtimit të Këmbës në Austri.

Në eksperiencën e tij shumëvjeçare, Prof. Dr. Orthner trajton pacientë të ndryshëm në mbarë botën dhe idetë e tij të avancuara për trajtimin e patologjive të këmbës përdoren tashmë në nivel ndërkombëtar. Prof. Dr. Ernst Orthner i ka dhënë zgjidhje dhe rasteve më të komplikuara si:

Problemet degjenerative dhe artritin

Artritin e kyçit të këmbës, duke e ristrukturuar nga e para apo duke përdorur metodën e artroskopisë

Këmbën diabetike, e cila mund të trajtohet me kirurgji mini invazive duke parandaluar amputimin e këmbës

Deformimet e shputës së këmbës siç janë bunions (gungat në këmbë), tkurrja e gishtave të këmbës, kallot; si dhe keqformime të tjera që sjellin vështirësi në ecje

Rikonstruktimin e funksionit të këmbës, duke përdorur implantet speciale

Deformimet post traumatike dhe rikostruktimin post traumatik

Dëmtimet akute të këmbës dhe frakturat komplekse

Prof. Dr. Ernst Orthner do të jetë në Spitalin Amerikan 3, në Qershor, për të sjellë këto metoda të avancuara për trajtimin e patologjive të këmbës, duke reduktuar dhembjet, rifituar funksionin e këmbës dhe për të shmangur amputimin e saj.

Për më shumë informacion ose vizitë me Prof. Dr. Ernst Orthner kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Etiketa: spitali amerikan
Pas

EMRI/ Mbytja e 12-vjeçarit në Liqenin e Farkës, nxirret trupi i pajetë

Para

“Kemi humbur sensin e etikës”, gruaja përplaset nga treni, kalimtari bën “selfie” pranë saj…

Para
“Kemi humbur sensin e etikës”, gruaja përplaset nga treni, kalimtari bën “selfie” pranë saj…

"Kemi humbur sensin e etikës", gruaja përplaset nga treni, kalimtari bën “selfie” pranë saj…

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.