14:27 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Alibeaj: Po përmbushet profecia e Komisionit të Venecias, për çfarë na paralajmëroi

17:16 | 05/06/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Alibeaj: Po përmbushet profecia e Komisionit të Venecias, për çfarë na paralajmëroi

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.

Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

“Por në lidhje me këtë deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se fakti që brenda dy viteve maxhoranca tenton të rishikojë një ligj të reformës në drejtësi tregon minimalisht faktin se sa dritëshkurtër ka qenë maxhoranca e cila sipas tij si qëllim ka kapjen e institucioneve të drejtësisë.

“Tregon paqëndrushmërinë e reformës në drejtësi, është rasti i parë domethënës, ku një ligj të rishikohet kaq shpejt nga ana e kësaj maxhorance. Tregon minimalisht faktin se ato të cilët e miratuan kanë qenë më së paku dritëshkurtër, është ankthi që ka patur kjo maxhorancë, dhe qëllimi është kapja e sitemit të drejtësië. Organi që prodhon gjyqtarë dhe prokurorë është Shkolla e Magjistraturës. E kapën KLD-në dhe bashkë me të edhe shkollën e Magjistraturës se varej nga KLD, kapën sistemin, prurjet e reja kalojnë nëpër filtrat partiakë.

Sot sistemi i drejtësisë është shkatërruar. 25 mijë dosje janë në Gjykatën e Lartë. Po bëjnë emërime antiligjore. Këta po mendojnë si të sjellin të tjerë persona nga celula e PS-së.

Provat i ka dhënë Komisioni i Venecia, e ka thënë shprehur e shkoqur, rreziku më i madh që i kanoset këtij mekanizmi, do të ishte kapja e procesit nga njëra palë, dhe ajo palë është qeverisja. Këtë e bëri Komisioni i Reformës në Drejtësi që drejtohej nga Fatmir Xhafaj i cili ka menduar të fusë miq dhe shokë. Janë marrë që deri dje ishin ekspertët e nivelit të lartë që rezultuan të ishin miq të njohur me PS-së.

Logjika është shumë e thjeshtë, shkatërro gjithçka, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë dhe qeveria nuk kontrollohet, hiq mjetet e kontrollit dhe kap sistemin. Si ka mundësi që nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Gjyqësorit”, u shpreh ndër të tjera Alibeaj. (B.H/Faxweb)

Etiketa: enkelejd alibeaj
Pas

Video/ Aksident në Milot përplasen dy makina, plagoset një grua

Para

KLSH kallëzon në Prokurori ish-drejtorin e Aviacionit Civil. Sa milionë dëm i ka shkaktuar shtetit

Para
KLSH kallëzon në Prokurori ish-drejtorin e Aviacionit Civil. Sa milionë dëm i ka shkaktuar shtetit

KLSH kallëzon në Prokurori ish-drejtorin e Aviacionit Civil. Sa milionë dëm i ka shkaktuar shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Të shtëna me armë në Meksikë/ Shënohen 11 viktima, mes tyre një i mitur

Makina bie në kanal, plagosen 3 persona, shoferi dhe 2 anglezë

Arrest për dhunë në familje dhe procedime për ndërtim të paligjshëm e kanosje për çështje prone

Kishte ndërtuar bunker nëntokë, arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.