Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se duke pasur një frigorifer në shtëpi është një shenjë e prosperitetit, duke shkaktuar një polemikë të re politike përpara zgjedhjeve të 24 qershorit.
Gjatë një takimi në provincën perëndimore të Sakaryas Erdogan deklaroi se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është një shenjë e prosperiteti dhe se tregon se nuk ka varfëri.
“Në vitin 2002, 91, 000 makina janë shitur, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar. Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar. Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit”, tha ai, shkruan “Hurriyet”.
Premtimet elektorale të Erdoganit nxitën një ortek reagimesh në mediat sociale, me kritikët e tij duke argumentuar se pothuajse çdo shtëpi në Turqi ka pasur një frigorifer për disa dekada.