Edhe nëse nuk e kuptoni, ju komunikoni dhe jepni mesazhe përmes lëzivjeve, gjesteve ! Është gjuha e trupit ajo që shpesh herë komunikon atë që ju s’e thoni me fjalë ! Të flasësh “me duar e me këmbë” nuk ka asgjë të keqe, por bëni mirë t’i kontrolloni lëvizjet tuaja, nëse nuk doni të përçoni mesazhin e gabuar. Qëndrimi është pjesë e gjuhës së trupit dhe thotë shumë për atë çka jeni apo çfarë mendoni!
Qëndrimi i parë: Gjunjtë e bashkuar, këmbët e kthyera nga brenda
Jeni një njeri krijues dhe karizmatik. Ndonjëherë mund të tregoheni paksa fëmijënor dhe të flisni pa u menduar gjatë. Megjithatë rrezatoni energji pozitive, jeni njerëz paqësore dhe përpiqeni t’u shmangeni problemeve .
Qëndrimi i dytë: Këmbë për mbi këmbë
Njerëzit që preferojnë të qëndrojnë në këtë pozicion janë ëndërrimtarë. Jo rrallë herë në mendje ju vijnë ide të çuditshme, por kjo vetëm sepse jeni krijues dhe imagjinata juaj nuk njeh kufij. Liria është ajo që vlen më shumë për ju dhe nuk do e lejonit kurrë veten të binit në grackën e rutinës.
Qëndrimi i tretë:Me këmbët e hapura
Jeni njeri kaotik! Në qoftë se ky është qëndrimi juaj tipik, kjo do të thotë se ju keni probleme me përqëndrimin . Megjithatë jeni njerëz që pëlqeni rehatinë dhe e shprehni atë në gjithëfarë mënyrash. Ju nuk mbyteni në rrëmujë, por nga kjo e fundit frymëzoheni.
Qëndrimi i katërt
Njerëzit që ulen me këmbët drejt të mbyllyra janë të rregullt dhe inteligjentë, por mund të jenë tepër të ndjeshëm. Ky pozicion është shenjë që ju nuk i doni konfliketet dhe jeni të fshehtë, nuk hapeni për pasiguritë dhe frikërat tuaja. Ky pozicion mund të tregojë se jeni pak e tensionuar.
Qëndrimi i pestë
Ulur me këmbët tuaja së bashku të kthyera në një anë tregon se ju jeni një person i cili beson se çdo gjë ndodh për një arsye dhe ka kohën e vet. Punoni shumë për qëllimet tuaja dhe arrini çdo gjë që i vendosni vetes. Nuk i pranoni kritikat dhe dëshironi të jeni në qëndër të vëmendjes./LIVING