Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë para gazetarëve për të shpjeguar tensioned dhe zhvillimin e seancës.
Gjatë kohës kur socialisti Balla po fliste para gazetarëve, ka ndërhyrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Balla e quajti Kryemadhin “gruaja e presidentit që bën zhurmuesen”.
Kryetarja e LSI-së iu përgjigj duke i thënë Ballës të shikojë bashkëshorten dhe gruan e tij.
Debati i plotë:
Balla: Ti ke të drejtë se ty ta zuri vendin Luli e s’kishe mundësi të flasësh.
Më vjen keq që gruaja e Presidentit është kthyer në një zhurmuese.
Kryemadhi: Shiko gruan dhe motrën tënde. Rri urtë.
Balla: S’ke edukatë
Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë. Mos u merr me çështje familjare se s’do dalim mirë…Rri urtë. S’të shpëton dot Edi Rama ty. S’bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zesh vendin Fatmir Xhafës.
(F.G/Faxweb.al)