18:15 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha del në konferencë, rendit shkeljet e Prokurorisë: Treshja Rama-Xhafa-Marku skenar kriminal për të mbrojtur Agronin

13:39 | 07/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Lulzim Basha për protestën, ka një përgjigje për ata që bënë thirrje për dhunë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga foltorja e PD-sëm ka thënë se Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, po pengojnë hetimin e audiopërgjimit Xhafaj-Veliu.

Basha tha se pjesë e skenarit kriminal është dhe kryeprokurorja Arta Marku.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së:

“Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, – tha Basha. –  Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:

1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

4- Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku:
– regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”;
– hodhi shortin për caktimin e prokurorit;
– prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare;
– prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;
– prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte adnministrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;
– prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;
– prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim;
– prokurori vendosi të caktojë ekspertin; – prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;
– prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Si po e mbron Prokuroria Fatmir dhe Agron Xhafaj?!

1. Prokuroria nisi ceshtjen per trafik droge ndaj agron xhafes vetrm pasi ai u largua nga Shqiperia.

2. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

3- Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

4- Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo sëbashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Kyçin gojën para mediave, Donald Lu e ‘strehon’ Fatmir Xhafajn në makinën e tij

Para

Shkodër/ Humb jetën 20-vjeçari në lumin Kir, dyshohet për atak kardiak

Para
Mbytet një i ri në Gjirin e Lalzit, dyshohet për atak kardiak

Shkodër/ Humb jetën 20-vjeçari në lumin Kir, dyshohet për atak kardiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

Tension para FSHF: Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së, përplasje me një person të sigurisë private

Shkëlqim Shehu kërkon rishqyrtimin e rezultatit në Tropojë, ja data kur do jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor

Asnjë shqiptar në listë, Maqedonia e Veriut shpërblen me pension disa sportistë

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.