Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas seancës së zhvilluar sot në Kuvend. Balla ka ironizuar me kreun e PD-së Lulzim Basha, të cilin e quan avokatin dhe varrmihësin e Babales.
Reagimi i Ballës:
Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit.
Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete…
Por nje gje te re e ka thene sot Lulezim Basha dhe te mos i’a hame hakun qe e tha qarte permes rreshtave: Audiopergjimi po manipulohet nga shteti italian me urdher te treshes Rama-Xhafaj-Marku.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post