Policia spanjollle ka shkatërruar një rrjet të trafikimit të shqiptarëve drejt Anglisë dhe ka arrestuar 14 persona.
Si bazë nisjeje përdorej Spanja, konkretisht portet e Santanderit e Santurces, ndërsa çmimi ishte 6 mijë euro për person ku një pjesë paguhej në Spanjë dhe pjesa tjetër në Angli. Por bashkë më trafikun e njerëzve kryhej edhe trafiku i drogës.
Truri i organizatës i9shte një shqiptar, i cili banonte në lokalitetin Pielagos, në Cantabria, ku strehonte përkohësisht bashkatdhetarë të tij.
Organizata bashkëpunonte me një grup shoferësh spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin në Angli me traget. (B.H/Faxweb)