Pas disa artikujve në portalin CNA.al se universiteti privat që drejton Henri Çili ka falimentuar, mësohet se Çili ka paditur pronarin e CNA.al Elvi Fundo.
Lajmin e raporton vetë agjensia CNA.al në një shkrim editorial të publikuar ditën e sotme.
Në shkrimin e publikuar nga Fundo thuhet se Çili ka ngritur një padi civile, dhe se portal është njoftuar ditën e sotme mes postës.
Në shkrim nuk specifikohet arsyeja e padisë, por mes të tjerash thuhet se “krisja” kryesore me Çilin vjen pas lajmeve se administratori i UET është në gjendje të keqe financiare pasi ka miiona euro kredi të pashlyera.
Mes të tjerash në shkrim thuhet:
“Sot nëpërmjet postës, në redaksinë e CNA.al ka ardhur një padi civile nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) dhe pronari i saj Henri Çili.
Një padi që nuk na çuditi, pasi ndodh zakonisht shpesh që disa botues mediash, kur ju thua të vërtetat t’ju dridhen leqet e këmbëve dhe këtë ne e kemi bërë me shumë prej tyre.
Një nga këta raste është edhe Henri Çili, ndaj të cilit ne kemi thënë shumë të vërteta dhe nuk do të ndalemi ti themi ato dhe jo sikur të vijë një, por edhe 100 padi të sjellë, dhe jo po të shkojë në një gjykatë, por edhe po të shkojë në Strasburg dhe në Hagë po të dojë, ne nuk do të ndalemi për të vërtetën.
Ne jemi media, dhe nuk do të pranojmë kurrë të ulim kokën përpara tij apo produkteve të tij të neveritshme.
Ne do të luftojmë në betejën tonë deri në fund për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën.
Këtë jo vetëm në gjykatë, por kudo që të dojë Henri Çili, qoftë edhe në debate publike dhe kudo që ai mendon se duhet të dalë e vërteta.
Ne kemi një ndryshim të madh, ne kemi në anën tonë lexuesit, ne kemi në anën tonë të vërtetën, kurse Henri Çili ka nga pas klientelizmin politik dhe asgjë me tepër se kaq”-shkruan portali.
(F.G/Faxweb.al)