Prokurori i Prokurorisë së Apëlit në Tiranë, Gentian Trenova pritet që të kalojë në sitën e Vettingut.
Seanca nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pritet të mbahet në datën 14 qershor. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi.
Gentian Trenova ka lindur në Tiranë në tetor 1979. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitet 1994-1998. Në Vitin 1998-2002 ai kreu arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Në tetor të 2005 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa më pas Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës.
(M.Q/Faxweb)