07:34 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyhet pagesa për taksën e re të pronës në Tiranë

17:53 | 07/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet pagesa për taksën e re të pronës në Tiranë

Taksa e pronës për qytetarët e Tiranës nuk do të ndryshojë derisa të bëhet gati kadastra fiskale dhe të vendoset se cili operator do ta grumbullojë atë. Deri atëherë, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë për pronën 100 lekë çdo muaj në faturën e ujësjellësit.

Taksa e re për pronën duhej të kishte nisur të paguhej që në 1 prill. Në mbledhjen e Këshilit Bashkiak të së enjtes u mor vendim që të mbetet në fuqi taksa e vjetër.

“Derisa zona kadastrale të jetë gati dhe të vendoset se cili operator do ta mbledhë taksën, taksa të mbetet e pandryshuar derisa të ketë një vendimmarrje kombëtare”, tha Veliaj.

Por, edhe kjo mbledhje, ashtu si ajo e muajit të kaluar, është zhvilluar pa praninë e këshilltarëve të djathtë. Ata janë larguar pasi konsiderojnë të pamandatuar 6 anëtarët e rinj që i janë bashkuar këtij këshilli.

Kreshnik Çollaku, kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, deklaroi: “Në këtë sallë vazhdojnë që të kontrabandohen 6 individë pa mandat. Në këtë mënyrë, ju vazhdoni që të refuzoni njohjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës, që e ka cilësuar si nul mandatin e tyre. Përbërja e këshillit është e paligjshme”.

Por, edhe pse të djtahtët janë larguar, në këtë këshill u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës financiare për familje që janë përballur me fatkeqësi të ndryshme, plani i Tiranës së gjelbër si dhe rritja e pagave për edukatoret e çerdheve të Tiranës./TCH

Etiketa: taksa e prones
Pas

VIDEO/ I moshuari nuk arrin të kalojë vijat e bardha, polici e merr në shpinë duke e ndihmuar

Para

A do hapen negociatat , Fate Velaj: Deputetët gjermanë ma thanë me gojën e tyre. Çfarë duhet të bënte Basha…

Para
A do hapen negociatat , Fate Velaj: Deputetët gjermanë ma thanë me gojën e tyre. Çfarë duhet të bënte Basha…

A do hapen negociatat , Fate Velaj: Deputetët gjermanë ma thanë me gojën e tyre. Çfarë duhet të bënte Basha…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.