Roland Rrodhaj, 26 vjecari qe u vetëvra në Mesaplik të Vlorës, ditën e sotme, mësohet se kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.
Nga burmimet e Fax News mësohet se i ndjeri kishte vite që punonte në Greqi dhe Itali.
Sapo është ktheyr nga Italia, famijarët kanë vënë re ndryshimin e madh që nuk ishte mirë.
Ata konfirmojnë se ai qëndronte gjithë kohës në shtëpi dhe nuk takonte më asnjë shok.
Familja dyshon se djali mund të ketë pasur problem nga puna jashtë shtetit.
Të afërm të Rolandit, tregojnë se ai ishte djal i qetë teksa ngrenë dyshimet se djali ka pasur probleme me lekët e punës.
“I kanë mbajtur lekët, dhe kur ka ardh në fshat nuk kishte lek me vete”, shprehen ata.
Gjithashtu para tre ditësh 26-vjeçari ka mbyllur edhe adresat e rrjeteve sociale. (E.V/Faxweb.al)