E premtja ka shënuar ditën më të nxehtë të Qershorit, ku termometri ka regjistruar 37 gradë në mesditë në qytetin e Lezhës.
Tanja Porja e ftuar në Fax News u shpreh se fundjava do të sjelli rënie të temperaturave dhe reshje shiu, por parashikohet sërish rikthim i të nxehtit në ditët e fundit të muajit.
“Gjatë fundjavës presim një sistem të organizuar vranësirash që do të sjelli shira. Reshje do të ketë gjatë gjithë ditës së parë të së shtunës, në të gjithë territorin, ndërkohë që pasdite do të ketë një përmirësim. Të dielën nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të përkohshme. Gjatë bregdetit të shtunën do të ketë reshje, por të dielën mund të shpëtojë ndonjë zonë pa shi. Era është prezente dhe mund të jetë problematike për zonat bregdetare. Të dielën kemi një rritje graduale. Më pas nga fillimi i javës do të ketë rritje të tempraturave.
Pritet që ky muaj të mbyllet i thatë. Qershori pritet të jetë një muaj më i nxehtë se normalja. Tirana sot gjatë mesditës ka shënuar 36 gradë celsius. Gjatë dekadës së fundit kemi parë që temperaturat janë mbi mesataren. Në tre vitet e fundit qershori ka qenë shumë i nxehtë. Këtë vit gjatë qershorit vetëm në 2, 3 ditë kanë shënuar temperaturat 33 -34 gradë celcius. Kjo verë do të jetë me nxehtë sesa një verë tipike mesdhetare që ne përjetojmë në Shqipëri. Por nuk do të jetë me e nxehtë se vera e tre viteve të kaluara.
Gjatë korrikut dhe gushtit Shqipëria do të goditet nga i nxehti afrikan. Këtë vit presim goditje nga valët e të nxehtit afrikan, episode me 4 ose 5 ditë. Megjithëse kjo verë do të përmbyllet shumë më e freskët sesa vera e tre viteve e kaluara.”
(M.Q/Faxweb)