16:47 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të bëhesh nënë, tani nuk njeh më moshë dhe limite. Spitali Amerikan thyen rekordin e vet në Fertizimin in Vitro

17:46 | 08/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të bëhesh nënë, tani nuk njeh më moshë dhe limite. Spitali Amerikan thyen rekordin e vet në Fertizimin in Vitro

Spitali Amerikan regjistron rekordin e radhës në fushën e Fertilizimit in Vitro. Ekipi i IVF i drejtuar nga Dr. Elton Peçi dhe embriologu Dr. Besfort Ferhati kanë kryer me sukses një procedurë Fertilizimi in Vitro në rastin e një pacienteje italiane në moshën 62 vjeçare. Është thyer kështu rekordi i vitit 2013 i po këtij ekipi, kur u raportua lindja e parë e një femre në moshën 56 vjeçare pas një procedure IVF.

Sipas Dr. Elton Peçi, veçantia e këtij rasti është që kemi të bëjmë me të parën shtatzëni në moshën 62 vjeçe në Shqipëri dhe kjo është realizuar nëpërmjet Fekondimit in Vitro. Për momentin pacientja është në javën e 14 të shtatzënisë dhe gëzon një evolucion normal të saj. Nuk është e para herë që në Spitalin Amerikan drejtohen pacient të huaj. Mosha e saj 62 vjeç përbën rekord për Shqipërinë, madje edhe për Italinë, pasi lindja përmes Fekondimit in Vitro në moshën më të avancuar në Itali, i përket një rasti para dy vitesh në moshën 62 vjeçare.

Deri tani ecuria e shtatzënisë ka qenë mëse normale. Kjo konsiderohet si revolucion monoton, pasi që nga momenti i rezultatit pozitiv, çdo gjë ka ecur normalisht. Zhvillimi i embrionit ka ndjekur të gjitha etapat që mund të ketë kërkuar një zhvillim normal në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Zj. Anna Rita Marini, pacientja italiane 62 vjeçare, ka shprehur entuziazmin për lajmin e bukur dhe të aq shumë pritur të shtatzënisë duke treguar më shumë për eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan: “Kam provuar gjatë në Itali për të realizuar dëshirën time për t’u bërë nënë, por pa sukses. U konsultova dhe vendosa të provoj jashtë Italisë. Jam shumë e lumtur që zgjodha Shqipërinë dhe gjeta këtu këtë shërbim të specializuar, dhe mjekë të komunikueshëm dhe me të gjitha përgjigjet për mua. Këtu ndihem më shumë si në shtëpinë time, sesa në Itali. Më duket e pabesueshme kur mësova lajmin e shtatzënisë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.”

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë të qendrës së IVF kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com.

Burimi: http://www.spitaliamerikan.com/

Etiketa: spitali amerikan
Pas

Saimir Kodra shtrohet në spital, miku i tij publikon foto të moderatorit (FOTO)

Para

Putin thirrje për sistem të ri sigurie në Evropë: SHBA po minon ekuilibrin

Para
Putin thirrje për sistem të ri sigurie në Evropë: SHBA po minon ekuilibrin

Putin thirrje për sistem të ri sigurie në Evropë: SHBA po minon ekuilibrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.