20:04 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, FSHF letër ngushëllimi: Jemi thellësisht të tronditur, kontributi i tij do të mbahet mend gjatë

12:10 | 09/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, FSHF letër ngushëllimi: Jemi thellësisht të tronditur, kontributi i tij do të mbahet mend gjatë

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me një letër ngushëllimi pas ndarjes nga jeta në moshën 57-vjeçare të Fadil Vokrrit kreut të federatës Së Futbollit të Kosovës.

Letra e plotë:
“Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.

Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, sekretarit të përgjithshëm z.Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, spordashësit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohëshme nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithcka në dispozicion të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë.

Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës dhe Futbollit të saj, në Europë dhe në Botë.

FSHF është e bindur që fizionomia dhe idetë e tij për progresin e Futbollit të Kosovës, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar do të ndiqen dhe elaborohen ndër vite nga brezat dhe kolegët e FFK-së.
Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.

Lamtumirë miku ynë Fadil!
Shpirti yt u prehtë në paqe!”

Pas

Replika mes Arjan Çanit dhe aktores: Pyetja juaj është psikopati, është frazë kanceri

Para

Vrasjet që tronditën vendin, revoltohet Majlinda Bregu: Kanuni thoshte se gruaja e prifti nuk vriten! Të paaftë…

Para
Vrasjet që tronditën vendin, revoltohet Majlinda Bregu: Kanuni thoshte se gruaja e prifti nuk vriten! Të paaftë…

Vrasjet që tronditën vendin, revoltohet Majlinda Bregu: Kanuni thoshte se gruaja e prifti nuk vriten! Të paaftë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Ambasadori i Izraelit: Kemi kërkuar nga SHBA-të vetëm pozicion mbrojtës

Masakër në Nigeri! Lufta civile sjell 150 viktima pas sulmeve të fundit, si ka nisur konflikti mes fermerëve dhe barinjve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.