Ergys Kaçe është bërë baba për herë të dytë. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ka bërë publik lajmin që është bërë baba i një vajze.
Kaçe e ka dhënë lajmin në Instagram teksa ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e porsalindur. “Mirëserdhe princesha ime”,- shkruan Ergysi.