Dashi-Nuk duhet të ngrini zërin për t’ju dëgjuar të gjithë kur komunikoni me partnerin/en. Jini të qetë dhe të vendosur kur flisni. Beqarët pa u lodhur fare do e gjejnë princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një lidhje. Në planin financiar kënaquni me aq para sa do keni.
Demi-Do të jeni shumë falënderues dhe të kuptueshëm me personin që doni dhe kjo do t’ju lejojë të kaloni një fazë të kënaqshme, të pasur me pasion dhe erotizëm. Beqarëve do ju duhet të kërkojnë për personin ideal. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha.
Binjakët-Objektivat tuaja në marrëdhënien në çift do t’i arrini me shumë lehtësi. Vetëm këshillohet që në dashuri të jeni shumë të sinqertë për të qenë mirë. Beqarët më mirë t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Në planin financiar do jetë ditë e paqëndrueshme.
Gaforrja-Lajme të reja do t’ju vijnë me postë. Sqarojeni menjëherë një problem që keni me partnerin/en, sepse përndryshe gjërat mund të ndërlikohen. Beqarët do kenë një ditë premtuese dhe mund të hedhin themelet e një lidhjeje. Financat për fat të keq nuk do jenë shumë të mira.
Luani-Marrëdhëniet me partnerin/en do të jenë shumë të mira. Venera do t’ju bëjë tërheqës. Kujdesuni më shumë për njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do kenë takime nga të cilat mund t’ju ndryshojë jeta. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë për shpenzime.
Virgjëresha-Raportet tuaja me partnerin/en nuk do të jenë shumë favorizuese sot. Mos prisni shumë nga ai/ajo dhe mësohuni të jeni më të kuptueshëm. Beqarët duhet të luftojnë fort në mënyrë që të gjejnë personin e ëndrrave. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse mund të keni probleme.
Peshorja-Mos u entuziazmoni shumë kur t’ju bëhet një propozim pune, por përqendrohuni tek avantazhet konkrete. Kjo fazë do të jetë delikate edhe në marrëdhënien çift. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ndiejnë pa menduar aspak se çfarë do ju thonë te tjerët. Buxheti do jetë delikat.
Akrepi-Një mbrëmje romantike për të dashuruarit e lindur në ditën e hënë dhe të mërkurë. Por bëni kujdes, mundohuni të jeni sa më të sinqertë me njeriun e zemrës. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do jenë të qëndrueshme.
Shigjetari-Nëse keni bërë fjalë me partnerin/en tuaj, sqarojini menjëherë keqkuptimet që ju kanë bërë jo tolerant dhe mjaft të irrituar. Situata që po jetoni është me të vërtetë e komplikuar. Beqarët nuk do e kenë të thjeshte ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat nuk do jenë shumë të mira.
Bricjapi-Ndihmoni partnerin/en duke e dëgjuar, këshilluar, duke i qëndruar pranë. Kjo e mirë do t’ju kthehet një ditë., sepse edhe ju do ja ndjeni nevojën. Beqarët do jenë te kujdesshëm dhe do joshin personat e duhur. Financat do përmirësohen falë një menaxhimi të mirë.
Ujori-Jupiteri ju fton që të përqendroheni në marrëdhënien tuaj në çift dhe garanton një sukses pothuajse të menjëhershëm, për aq kohë sa ju do të vini në përdorim inteligjencën. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.
Peshqit-Sot të lindurit në ditën e martë, të enjte dhe të shtunë do të jenë “hijerëndë” me partnerët e tyre. Dashuria duket se është venitur dhe çdo arsye është e “mirë”…për t’u grindur. Beqarët do vazhdojnë ende të jenë ne kërkim te shpirtit te tyre binjak. Marsi do ju bëjë optimistë në planin financiar.