Ngjarje të tmerrshme janë të destinuara që të trondisin njerëzit të cilët janë protagonistë. Këtë gjë e di shumë mirë Ronaldo “Fenomeni”, që më datë 12 prill të vitit 2000, në Kupën e Italisë kundër Lazio, ishte protagonist i disa momenteve të tmerrshme makthi, kur pas rikthimit në fushë pas 6 muaj mungesë, u godit nga një tjetër dëmtim më i rëndë në gju.
Fenomeni është rikthyer të flasë së fundmi për revistën ‘Four Four Tëo’, në lidhje me atë që përjetoi në ato momente, një ngjarje që sipas tij ndikoi jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë njerëzor.
“Edhe tani, 18 vjet në distancë, nuk arrij të shoh atë skenë të ndodhur gjatë përballjes me Lazio për Kupën e Italisë. Çdo herë që e di se do të trasmetohen ato pamje në televizor, sigurohem që të shkëpus shikimin. Kur shoh ato imazhe është njëlloj sikur dhimbja të më përshkojë sërish. Çuditërisht ai moment ka shënjuar personazhin tim dhe më ka bërë një njeri më të mirë, mbi të gjitha”, shprehet Fenomeni.
“Gjithçka që kisha kaluar për tu rikthyer në fushë ishte një test që e dija se do të duhej të luftoja për ta kaluar. Ishte rikthimi im i parë pasi kisha kaluar 6 muaj në rekuperim nga një ndërhyrje e lehtë dhe gjëja më e fundit që prisja ishte që të dëmtohesha sërish, aq shpejt. Por në prillin e vitit 2000, u detyrova t’i nënshtrohesha një tjetër ndërhyrje, më të komplikuar dhe procesi i rekuperimit ishte shumë më i gjatë. Në atë moment ndihesha sikur e gjithë bota ime u shkatërrua. Nuk mund ta besoja”, deklaroi Ronaldo.