Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi di përherë që të na surprizojë me veprat e tij, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e një festivali dhe konkursi ‘’kush është cjapi më i bukur”.
Konkursi u mbajt në fshatin Nivicë të Tepelenës, ndërsa eventi u etiketua si “PAN-FEST Nivica”, aktivitet që lidhet me traditën dhe kulturën e zonës së Kurveleshit.
Kjo festë që do të kthehet në rutinë të përvitshme, kishte këtë qershor startin e saj të parë.
Ka qenë vetë Bashkia e Tepelenës ajo që ka organizuar konkursin, dhe me merak na mbetet që të dimë votën e Peçit dhe cjapin e përzgjedhur si më të bukurin.
(E.K/FAXWEB.AL)