Një 51-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tij të moshuar.
Personi që është arrestuar është identifikuar si Vait Muça, 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe, e cila është trasportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)