Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur që për fundjavën ta lërë pas politikën dhe ti dedikohet futbollit.
Ai së bashku me të rinjtë e FRPD-së kanë qenë të pranishëm në një ndeshje që është luajtur mes anëtarëve të forumit rinor.
Ndryshe nga sa mund ta prisnit, Basha nuk ka zbritur në fushë, po e ka parë ndeshjen si spektator. Ai shoqërohej nga Belind Këlliçi, Xhelal Mziu, Klevis Balliu dhe të tjerë ‘’cuna” në PD.
‘’Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD”, shkruan Basha, bashkëngjitur fotos.
(E.K/FAXWEB.AL)