Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ligjeve, është ndalur tek qëndrimi i opozitës për hapjen e negociatave.
Alibeaj tha se opozita do e japë kontributin që i takon për këtë proces.
Deputeti i PD-së tha se kryeministrit Rama i intereson vetëm ruajtja e karriges së tij.
“Ka një kalendar më të rëndësishëm se ai që keni miratuar ju. Jeni duke u përdorur nga kryeministri. Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për negociatat.
Rama ka vetëm një axhendë, të ruajë karrigen, me çdo mjet e çdo Pazar. Do e themi gjithnjë, dhe 2 javë na ndajnë që ju bashkë me kryeministrin keni hapsirë që të veproni për hapjen e negociatave. Ishte nga ata që kur u dha rekomandimi thoshte se u dha pa kushte.
E ka dëgjuar më njeri të flasë për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi? Askush. Po del fytyra e vërtetë e këtij njeriu.” –ka thënë Alibeaj.
(F.G/Faxweb.al)