Televizioni shqiptar “Zjarr Tv”, u bë i njohur për prezantimin e lajmeve në një formë të guximshme dhe dhe jo të zakonshme. “Zjarr Tv” nxori spikeret për të dhënë lajmet të veshura vetëm me një xhaketë të hapur, duke dalë kështu ‘topless’ para kameras.
Kjo mënyrë e prezantimit të lajmeve bëri mjaft zhurmë në median online, madje dhe në median ndërkombëtare. Por mesa duket jehona e prezantimit ‘topless’ nga vajzat duket se është zbehur.
Kështu Ismet Drishti, i cili është dhe pronari televizionit këtë herë ka provokuar duke nxjerrë prezantues një mashkull ‘topless’. Ai është veshur thjesht me një xhaketë të kuqe të hapur dhe pa asgjë veshur.
(M.Q/Faxweb)