22:24 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fitorja e parë e banorëve të Valbonës/ Ç’vendim mori Gjykata e Apelit dhe pse ‘Gener 2’ është i detyruar të ndalë punimet

13:19 | 12/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fitorja e parë e banorëve të Valbonës/ Ç’vendim mori Gjykata e Apelit dhe pse ‘Gener 2’ është i detyruar të ndalë punimet

Prej disa ditësh banorët e Dragobisë në Tropojë janë ngritur në protestë kundër vijimit të ndërtimeve të HEC-eve nga ana e kompanisë Gener 2.

Shpërthimet e kryera nga kjo kompani me mina kanë tmerruar banorët e zonës, dhe kanë shkaktuar dëme të shumta në shtëpitë e tyre. Mirëpo një vendim i rëndësishëm është dhënë sot nga ana e Gjykatës së Apelit.

Faxweb.al ka siguruar vendimin e gjykatëses Rilinda Selimi, e cila ka vendosur pezullimin e punimeve deri në momentin kur çështja të jetë shqyrtuar në themel.

Gjykata vendosi: “Pranimin e Kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e punimeve në zbatim të aktit administrativ, Vendimit të K.K.T, Nr. 12, dt 10. 11 2017, “Për miratimin e shtyrjes së Lejes së Ndërtimit të Hidrocentralit Dragobia, Komuna Margegaj Qarku Kukës, deri në përfundimin e gjykimit”. 

Tashmë kompania dhe organet ligjzbatuese janë të detyruar që të ndërpresin punimet, deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga ana e gjykatës së apelit. Vendimi hyn në fuqi gjatë ditës së sotme, pasi sapo është bërë publik nga ana e Gjykatës.

Ka qenë shoqata TOKA dhe 27 aktivistë ata që kanë kërkuar pranë gjykatës së apelit ndalimin e punimeve. Më herët kërkesa e tyre ishte rrëzuar në Gjykatën Administrative.

Sado e vogël, kjo është një fitore për të gjithë banorët e Valbonës, kërkesa e vetme e të cilëve ishte një dhe e vetme ‘’na lini të jetojmë’’.

Ata janë shprehur se ndërhyrjet në shtratin e Valbonës, ku do të ndërtohen hidrocentralet do të ishin shumë të dëmshme për të gjithë mjedisin e zonës, dhe do të dëmtonin ndjeshëm imazhin e vendit, që është shumë i vizituar nga ana e turistëve.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Pas

Nuk mund ta harronte këtë datë, Meta urim të veçantë për Ramën: Suksese…

Para

Aulona Musta e zhgënjeyer nga DWM: Në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit

Para
Aulona Musta e zhgënjeyer nga DWM: Në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit

Aulona Musta e zhgënjeyer nga DWM: Në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.