Është arritur marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
Gjatë një deklarate për mediat, kryeministrit i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se duke nisur nga dita e sotme Maqedonia do quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka theksuar se kjo është një marrëveshje historike mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku pas shumë diskutimeve u vendos një e mesme e artë.
“Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë.
Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas.
Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës”- tha Zaev.
(E.V/Faxweb.al)