Klea Huta prej kohësh nuk është shfaqur në drejtimin e një programi.
Kohët e fundit moderatorja dhë këngëtarja ka publikuar vetëm këngë, duke qëndruar larg mediave.
Por sipas burimeve të ‘Blitz.al’, mësohet moderatorja e njohur do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe këtë herë jo në televizionin Klan, por në Top Channel.
Bëhët me dije se Klea do të prezantojë një emision të ri në Top Channel i cili do ti dedikohet personazheve shqiptar që janë bërë të njohur jashtë vendit.
Në fillim u përfol se këtë emision do e prezantonte motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, por siç duket Top Channel ja ka besuar Kleas.
Sipas burimeve ky emision do të përbëhet nga 12 puntata ku do intervistohen 12 personazhe të njohur të cilën jetojnë jashtë Shqipërisë, për këtë arsye stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angi etj. Ndër të tjera pjesë të këtij emisioni do të jenë Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho etj.
(E.V/Faxweb.al)