04:39 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artistët në grevë të premten? Mirush Kabashi ka një këshillë për Ndrenikën

22:35 | 12/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artistët në grevë të premten? Mirush Kabashi ka një këshillë për Ndrenikën

Aktori i madh Mirush Kabashi thotë se godina e Teatrit kombëtar nuk duhet të shembet por duhet rikonstruktuar.

Kabashi në lidhje me grevën e paralajmëruar nga artistët të premten tha në emisionin “Studio e Hapur” se artistët “Kanë të gjithë të drejtën e ligjit, detyrimit të profesionit të tyre dhe të pasionit tyre që ta bëjnë këtë gjë. Nuk është profesion teatri, është pasion, është dedikim”.

Pjesë nga intervista

Godina teatrit po shkon drejt shëmbjes, çfarë besoni se mund ta ndalojë këtë gjë?

Rreth 20 vite më përpara ka qenë vetë PS që e ndaloi, por asokohe nuk kishte këtë pozicion Edi Rama. Ajo godinë duhet rikonstruktuar ashtu sikurse e tha edhe Ministrja e Kulturës me gojën e saj.

Keni lënë një afat deri të premten për qeverinë. Çfarë ndodh pas të premtes mbrëma?

Parmbrëmë dëgjova që kolegët kishin vendosur të bëjnë grevë urie për herë të dytë për të njëjtin shkak.

Jeni dakort me këtë gjë?

Kanë të gjithë të drejtën e ligjit, detyrimit të profesionit të tyre dhe të pasionit tyre që ta bëjnë këtë gjë. Nuk është profesion teatri, është pasion, është dedikim.

Cilët janë artistët që janë shprehur të gatshëm për të hyrë në këtë grevë?

Nuk e di, por 2-3 artistë të teatrit thanë se janë shumë që e kanë ndarë mendjen për t’u futur në grevë.

Ju do të bëheni pjesë e grevës?

Jo, unë jo. Edhe z.Ndrenika nuk do ja kisha këshilluar. Janë mosha dhe kushtet shëndetësore. Konfliktualiteti i rrugës nuk i shkon artit. Ata kanë të drejtën të bëjnë këtë grevë, këtë hap të fundit. Është detyrim i tyre. Ështe arti që përfaqëosn një komb.

Mendoni se greva e urisë do zgjidhë gjë?

Nuk e di nëse do të zgjidhë. Demokracia nuk është privilegj, është përgjegjësi.

Mungon shoqëria në protestat tuaja?

Ka një aksion qytetar, nuk mund të pretendojmë për të shumtë në numër.

“Nuk janë lutje, janë kërkesë për të drejtën tonë”, Mirush Kabashi: Rama ka krijuar një armiqësi ndaj artistëve

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: mirush kabashi
Pas

Trendi i fundit, edhe Çiljeta bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore

Para

Shuhen dilemat, kjo është e ardhmja e Hysajt te Napoli

Para
Shuhen dilemat, kjo është e ardhmja e Hysajt te Napoli

Shuhen dilemat, kjo është e ardhmja e Hysajt te Napoli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.