09:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mustafa Nano del kundër Ramës: Po vepron fshehurazi, mund të thyejë qafën

16:01 | 13/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muç Nano më në fund e thotë troç: Të jesh me Ramën është seksi, shoqëria shqiptare e prapambetur

Në kuadër të diskutimeve lidhur me prishjen e godinës të Teatrit Kombëtar ka dhënë mendimin e tij dhe analisti Mustafa Nano. Për herë të parë ai ka dalë kundër kryeministrit Rama duke u shprehur se ai po ecën kuturu dhe mund të thyejë qafën.

Sipas Nanos një nga shqetësimet më të mëdha të tij, është fakti që Rama po e bën fshehurazi dhe me ngut këtë çështje, duke iu bërë karshillik të gjithëve.

‘’Shqetësimi i parë është që e gjithë kjo punë po bëhet me ngut, si fshehurazi, si për inat, si për një karshillëk. Kështu ka nisur qysh në krye të herës, qysh me lajmin se ndërtesa e Teatrit Kombëtar do shembet e në vend të saj do ndërtohet një tjetër.

Pastaj erdhi konferenca për shtypin që organizoi Kryeministri Rama, në të cilën publikut iu hodh syve një projekt i Teatrit të ri. Nuk u mor vesh se nga mbiu ai projekt, pse ish bërë, për sa kohë që askush nuk e kish kërkuar. Nuk u mor vesh se ku është ai projekt, pasi askush nuk e ka parë me sy, nëse përjashtojmë një karabiná që është parë nëpër portale. Ajo konferencë për shtypin ishte e gjitha një teatër, një teatër i keq, me protagonist Kryeministrin. Më pas, ndonëse protesta e aktorëve ka vijuar,

Kryeministri nuk ka denjuar të presë në takim ndonjë prej protestuesve apo të japë ndonjë sqarim publik. Me sa duket e ka pas vendosur me kohë që kështu do të bëhej. Dhe kështu, vijmë te shqetësimi i dytë. Rama është shumë i vendosur për ta çuar deri në fund këtë plan për shembjen e Teatrit e për ngritjen e kullave në atë pjesë të Tiranës.

Rama është përgjithësisht një njeri i pavendosur, njeri që tërhiqet shpejt, por në këtë pikë po tregohet më i vendosur se kurrë ndonjëherë më parë. E ka shumë për zemër këtë punë. Përse vallë? Nuk është çudi që shumë shpejt, ajo zonë aty të shndërrohet në një kantier ndërtimi.

Mirëpo, kam përshtypjen se po ecën kuturu dhe mund të thyejë qafën. Dhe shqetësimi i tretë është teprimi me praktikën PPP. Rama e ka shndërruar praktikën e Partneritetit Publik-Privat në një ‘deus eks makina’, në një çelës magjik zhvillimi.

Ok, kjo është një teknikë që mund të aplikohet në ndonjë rrethanë, por nuk mund të aplikohet në çdo rrethanë. Dhe, në fakt, njerëzit poshtë po e perceptojnë PPP-në si një ortakëri ilegale mes qeverisë e biznesit për të bërë një shpërndarje të pilotuar të ca parave publike në duar private”, thotë Nano në një intervistë për Tema Tv.

Pas

Shqipëria “thikë mbas shpine” Amerikës për Botërorin 2026, i jep votën Marokut

Para

6 muaj më parë i vdiq e ëma, gjyshi i Anxhelës: Më ra telefoni nga duart, fjalët e fundit që tha në spital…(Video)

Para
6 muaj më parë i vdiq e ëma, gjyshi i Anxhelës: Më ra telefoni nga duart, fjalët e fundit që tha në spital…(Video)

6 muaj më parë i vdiq e ëma, gjyshi i Anxhelës: Më ra telefoni nga duart, fjalët e fundit që tha në spital...(Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.