Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re një re tymi që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip fiat punto në anë të autostradës dhe është larguar menjëherë.
Flakë të mëdha e kanë përfshirë menjëherë automjetin duke e djegur plotësisht. Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa në vend ka shkuar edhe një zjarrfikëse.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në motor.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=sPFeOrFEU8U&feature=youtu.be