Artisti i madh Robert Ndrenika është larguar nga dëgjesa që ka pasur sot mes aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe Erion Veliajt.
Aktori ka lënë sallën fiks pas fjalës së Zamira Kitës, e cila u shpreh pro prishjes së godinës së teatrit. Salla ku janë mbledhur artistët ka qenë shumë e vogël, dhe duket se artistët mund të kenë ndjerë dhe probleme me frymëmarrjen.
Më herët gjatë fjalës së tij Ndrenika është shprehur qartë se është kundër prishjes së godinës, që sipas tij është Jeruzalemi i artistëve.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=9z6PP7PaQzI&feature=youtu.be