Në kuadër të nisjes së Botërorit të Rusisë në të gjitha ekranet kanë nisur transmetimet emisionet sportive.
E njëjta gjë po ndodh edhe në RTSH, ndërsa ajo që është quajtur skandaloze ka qenë prania e një moderatori me mbishkrimin në bluze ‘’Ça ka*in do?”
Moderatori është pjesë e gupit ‘’Çmendina” që janë të njohur për videot humoristike që postojnë në rrjetet sociale. Kjo zgjedhje e bërë nga ana e drejtuesve të RTSH-së është pritur jo mirë, ku ka pasur disa reagime në rrjet.
Shumë e konsiderojnë skandaloze këtë akt, pasi përcjellja e këtyre mesazheve në televizionin publik, që mbahet nga ana e taksapaguesve nuk është zgjedhja më e drejtë.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=fkN8tt4afyQ&feature=youtu.be