Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vaqarrit në kryeqytet. Biznesi ka qenë i vendosur pranë Urës së Beshirit, në rrugën e vjetër që lidh Tiranën me Durrësin.
Mësohet se grabitësit kanë lidhur rojen e mobilerisë, dhe më pas kanë arritur në ambientet e brendshme ku gjendej dhe kasaforta.
Mësohet se është marrë prej aty një shumë prej 30 mijë eurosh.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informacion paraprak.
Më datë 15.06.2018, në rrugën Tiranë- Ndroq në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)