Në protestën e zhvilluar nga arstitës për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk kishte si të mungonte edhe aktori Bujar Asqeriu.
I cil në daljet e tij gjithmonë e ka ngritur zërin, për të kërkuar të drjetat e artistëve.
Në fjalën e tij Asqeriu përmendi dëgjesën e bërë ditën e djeshme nga kryetari i Bshkisë, Erion Veliaj.
Aktori akuzoi kryebashkiakun për censumrim të fjalës.
Sakaq aktori tha se Veliaj, e kishte censururuar fjalën e tij, pasi i kishte përmendur luftën kundër korrupisonit dhe shumë problematika që ka Shqipëria si shtet.” Korrupsioni nuk bëhet nga një njeri i vetëm nëse nuk krijohet një front total prej gjithë qytetarëve, por qytetarët kanë frikë se po tha ai se i kam dhënë 5 mijë euro drejtorit e ai më heq nga puna, prandaj filozofia e artistëve është kjo, të zhdukim frikën e të rrisim kurajon qytetare”, tha ai.
Fjalimi i plotë:
“Ne nisëm dje një bisedë dhe unë e quaj të çmuar, e vlerësova maksimalisht sepse më në fund drejtuesit tanë drejtuan kokën nga ne dhe menduan se mund të diskutonin me ne. Sigurisht artisti është më njeriu tolerant, më thoni një vend që e keqja i ka ardhur nga artisti? (Njerëzit në kor: I yni, i yni…)
Dje kishte mendime të ndryshme, shumë mirë që kishte mendime alternativa të ndryshme dhe ndërkohë dola të flisja dhe unë dhe sa dola… unë prraf u censurova dhe asnjë media nuk e transmetoi fjalën time. Dhe çfarë thashë?
I rashë mu në zemër korrupsionit, luftova korrupsionin deri në zemër dhe kjo është filozofia ime, që vendi jonë të jetë i pastruar. I thashë kryebashkiakut, se jo më larg nga dje Rama theksoi tolerancë zero ndaj hajdutëve dhe grabitqarëve, dhe këtë thashë edhe unë, u censurova.
Korrupsioni nuk bëhet nga një njeri i vetëm nëse nuk krijohet një front total prej gjithë qytetarëve, por qytetarët kanë frikë se po tha ai se i kam dhënë 5 mijë euro drejtorit e ai më heq nga puna, prandaj filozofia e artistëve është kjo, të zhdukim frikën e të rrisim kurajon qytetare. Filozofia është të denoncojmë hajdutët. Mua m’u pre fjala. Thashë të ruajmë trashigiminë kulturore, m’u pre fjala.
Dua t’i them, Veliajt, që pas katër vitesh të më ftojë të shohim një ndeshje botërori, se këtë kampionat nuk do të më ftojë se është i zemëruar me mua.”
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post