Ka pasur zhvillime të tjera lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Anxhela Meçani në Itali.
Media italiane ‘’Cronacaqui .it”, shkruan se është ndaluar një person që dyshohet se është vrasësi i vajzës shqiptare. Zbulimi i tij është bërë përmes sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.
Personi i ndaluar dyshohet të ketë qenë klient i vajzës shqiptare. Policia ka sekuestruar makinën e 40-vjeçarit nga Kueno, që deri më tani është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë shqiptare.
Po sipas mediave në shtetin fqinj, konflikti mes Anxhelës dhe vrasësit të saj që kishte qenë klient, ka nisur për shkak se ai nuk donte që ta paguante.
Anxhela ishte nisur drejt Italisë me një djalë të ri nga Fieri, me të cilin pretendonte se ishte e lidhur. Po ashtu ajo ka qenë e martuar me një shtetas italian, sipas familjes së saj në Shqipëri për të bërë dokumentet dhe për të siguruar një qëndrim të ligjshëm.
Gjyshi i saj bëri pak ditë më parë apel në media, në mënyrë që shteti shqiptar të ndërhynte dhe të bënin të mundur kthimin e trupit të Anxhelës në Shqipëri, pasi gjendja ekonomike e familjes së saj ishte shumë e dobët.
Gjashtë muaj më parë vajza kishte humbur dhe të ëmën e saj, ndërsa vdekja e saj do të përbënte tragjedinë e dytë për këtë familje.
(E.K/FAXWEB.AL)