Mëngjesin e sotëm ka pasur rradhë të gjata në pikën doganore për shkak të punimeve në godanën e Morinës.
Deri në këto momente po punohet vetem me 3 sportele nga 5 sportele gjthsej, gjithashtu po kalojnë trajlera të mëdhenj me materiale që veshtirsojne kalimin për shkak se lartësia e godinës së doganës është e ulët.
Bllokimi i doganës është shkaktuar dhe nga transportimi drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.
Kalimi i tyre në dogane ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut ne piken doganore të Morinës.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=XHqIM5ZqPdc&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=C_BsW8LVK1c&feature=youtu.be