Kombëtarja e Danimarkës ka marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Perusë në përballjen e grupit C në Kupën e Botës pasi triumfoi me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Poulsen në minutën e 59’, pas një asistimi që pranoi nga Eriksen duke u dhënë avantazhin danezëve të cilin arritën ta ruajne deri në fund.
Peruja pati shanset e saja në këtë ndeshje, ku humbi dhe një penallti në pjesën e parë. Peruja ndeshjen e dytë e zhvillon me Francën, ndërsa Danimarka me Australinë. (B.H/Faxweb)