Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm rreth 1 javë pasi u përfshi në një incident në përkujtimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pasi largoi me forcë nga foltorja një grua, është përfshirë në një tjetër incident.
Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatores e Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë, në maj të vitit 2015-s por siç shkruajnë mediat në Kosovë Haradinaj nuk u lejua të zbulojë shtatoren, ashtu si e përcakton protokolli.
Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt, ndërsa ishin në tentativë për tu përplasur fizikisht.
Porn ë lidhje me situatën e krijuar para shtatores së Beg Rizajt ka reaguar dhe kryetari I Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili sqaron se në fakt ka të bëjë me një keqinformim. Sipas Ramosajt, kryeministri i Kosovës ka ndërhyrë për të shuar debatin mes dy vëllezërve të familjes Rizaj.
Reagimi i plotë i kryetarit të Komunës Deçan:
Disa nga mediat që ishin prezent për të përcjellur këtë ngjarje të zbulimit të shtatores së Heroit Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keq informuar opinionin publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores . Ka qenë ndërhyrja e Kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj, ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj pa krijuar incident mes tyre. Ku Njeri nga vëllezërit i drejtohej Haradinajt për dy vëllezërit e tyre duke i thëne që nuk kanë qenë në luftë dhe nuk kanë të drejtë të zbulojnë shtatoren e vëllait të tyre , me këtë rast Kryeministri ka ndërhyrë duke i thënë atij vetëm ti ke për ta zbuluar Shtatoren .Njëkohësisht duke ndërhyr të të dy vëllezërit tjerë që të pajtohen me këtë vendim. Kjo ka qenë ngjarja e quajtur incident nga disa media qe kanë qellim më vete.
(B.H/Faxëeb)