Ylli brazilian ka vendosur të ndryshojë pamje para ndeshjes me Zvicrën.
Neymar është para me një frizurë të re në stërviten e Brazilit para ndeshjes me Zvicrën.
Trajneri I Brazilit ka thënë se Neymar është ende çelësi i sulmit të Brazilit, por ende nuk është i rikuperuar plotësisht.
Pesë herë kampionët luajnë ndeshjen e parë të Kupës Botës të dielën kundër Zvicrës, dhe Neymar pritet të marrë në dorë fatet e ekipit sa I takon sulmit.
“Neymar nuk është ende 100 për qind,” tha trajneri i Brazilit, Tite, të shtunën. “Por fizikisht, ai është shumë i privilegjuar, sprintet e tij, shpejtësia e tij janë shumë mbresëlënëse, ai nuk është 100 për qind ende … por ai është mjaft i mirë për të luajtur mirë”.