Një i ri nga Vlora është arrestuar në Sarandë për shkak se kishte në makinën e tij një armë pistoletë.
Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.
Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=bff8t4ezjKI&feature=youtu.be