Gjermania çaloi edhe në ndeshjen e parë ndaj Meksikës, duke u mundur me rezultatin minimal 0-1. Një humbje surprizë për të besuarit e trajnerit Joachim Low, të cilët nuk e nisën aspak mirë Botërorin “Rusi 2018”.
Mesfushori turko-gjerman, Mesud Ozil ka reaguar me anë të një statusi në Twitter duke thënë se ndeshja e së shtunës ndaj Suedisë do të jetë finalja jonë e parë.
“Sigurisht, bëmë shumë gabime dje. Ne duhet të përmirësohemi tani. Ndeshja kundër Suedisë do të jetë tashmë finalja jonë e parë.”
Duhet thënë se dyshja Ozil-Gundogan, po kalojnë një situatë jo të mirë në përfaqësuese, pasi janë kritikuar për shkak të publikimit të fotos me Erdogan.