Prej disa kohësh gazetarja Rudina Xhunga nuk ka qenë pjesë e ekraneve televizive, që pas largimit të saj nga ‘Vizion Plus’.
Më pas qarkulluan fjalë se gazetarja do të ishte pjesë e televizionit Klan.
Ndaj fjaleve që kanë qarkulluar në media, Xhunga ka vendosur të mos i përgjigjet, duke e lënë çdo gjë në kuadrin e thashethemeve.
Revista “Bordo”, bën të ditur se burimet e Top Channel kanë konfirmuar se Rudina Xhunga me shumë gjasa do të rikthehet në televizioni ku kontribuoi për 13 vite resht.
Revista shkruan se një “dritare” e re bashkëpunimi duket se është çelur tashmë mes saj dhe drejtuesit aktual të TCH, Ben Blushi, misioni i të cilit është të ringrejë me çdo kusht nivelin dhe audiencën e ekranit, dikur më të parë të shqiptarëve.
Mësohet se se Rudina Xhunga në shtator rikthehet në Top Channel, duke zvëndësuar z emisionin “Të paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi.
Lëvizja e fundit e Xhungës ka qenë largimi nga “Vizion Plus” ku prej 2 vitesh drejtoi emisionin “Dritare” duke qenë dhe autorja e tij, por le ta themi që për hir të së vërtetës nuk mori audicionën e duhur.
(E.V/Faxweb.al)