Nga Armand Maho
Hervin Çuli ( drejtori aktual i Teatrit Kombetar) do të angazhohej në Partine Demokratike diku nga viti 2003 si regjisor i fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ishe një rekomandim i Edi Palokës, me të cilin kishte pasur njohje prej kohësh, dhe duke i shfrytëzuar këto njohje i ishte ngjitur keqas për t’u angazhuar me opozitën e asaj kohe. Personalisht kam pasur nja dy apo tre apo tre takime për shkak të punës. Nëpër korridoret e PD-së bëhej humor me figurën e tij. Ishte shumë i fiksuar për paraqitjen e jashtme të doktorit, aq shumë sa paraqitej çdo ditë në zyrë në mëngjes herët, ku kujdesej personalisht dhe për ti lidhur apo pastruar këpucët, me preteksin se “ nuk dukeshin mirë në ekran”. Nga biseda me të mbaj mend më shumë se mllefin me Edi Ramën e kishte të madh. Zhurma që bëri asokohe tentativa e ngjashme me sot për prishjen e teatrit nuk ishte fashitur ende dhe Çuli ishte përkrah kundërshtarëve. Edi Rama atëmot nuk ngurroi të tallej dhe me Violeta Manushin ndjesë pastë. Aktorët e kujtojnë dhe sot e kësaj dite shprehjen “ Vendosni dhe brekët e Violeta Manushin si simbol tek ajo godinë”. Idjot, injorant, psikopat, i çmendur, ishin fjalët qe Çuli përdorte rëndom jo vetëm ne bisedat private por edhe publikisht ndaj ish kryetarit të bashkisë së asaj kohe. Aq me mllef fliste, sa habiteshe se nga i buronte gjithë ajo urrejtje.
Në vitin 2005, Çuli i cili ndjeu erën e pushtetit do angazhohej sërish në PD këtë herë ne Komitetin e Orientimit të Politikave ose KOP, një strukturë e ngritur nga Berisha për të hartuar programin e PD. Por duke qenë se aftësitë e tij profesionale ishin nën mesataren nuk eshtë se shkëlqeu shumë, dhe figura e tij u la disi në hije. Ne atë kohë u angazhuan një masë e madhe artistësh me ide dhe projekte se si mund të përmiësohej jeta kulturore në vend, por duket se Çuli e kish mendjen gjetkë. Që atëherë ai synonte të ishte drejtori i Teatrit Kombëtar, por as vetë ndoshta se dinte se për çfarë arsyesh.
PD do të fitonte zgjedhjet e qershorit, dhe Vini do luftonte fort për postin e drejtorit të Teatrit. Në fakt duhej theksuar se simpatinë e Berishës e gëzonte por ëndrrën në mes do ja priste Ministri i Kulturës së asaj kohe Bujar Leskaj. Vetë kryeministri nuk ndërhynte në emërimet apo shkarkimet e Bujarit. Ky i fundit la enkas për disa kohë në detyrë Kiço London, më pas emëroi në vend të tij Armando Borën, i cili ndejti për rreth dy vjet në krye të këtij dikasteri. Më pas Leskaj do e shkarkonte dhe Borën dhe në vend të tij do emëronte Kristaq Skramin nje aktor vlonjat. Këtu filloi dhe tërbimi i Çulit, i cili nuk linte ekran pa dalë dhe duke sulmuar qeverinë për të cilën kishte kontribuar fort që të vinte në pushtet. Kur e kam pyetur një herë Leskaj-n për këtë ceshtje dikur nga viti 2009 pasi kish ikur nga ministër më pat thënë se kandidaturën e Çulit skish për ta miratuar kurrë. “ e kërkonte me egoizëm sikur donte të bëhej me dhunë drejtor. Në fakt, unë smund të ofendoja komunitetin e artistëve me një kandidaturë të tillë. Atë detyrë nga unë të paktën sdo e kish marrë kurrë”. Por duket se problemet e Çulit nuk ishte vetëm mënyra se si e kërkonte atë vend pune pore dhe marrëdhënia e tij me paranë dhe probleme të tjera të cilat nuk jepnin garancinë se ai do ishte një figurë e denjë për atë vend.
Ndoshta u zgjata pak me historinë e Çulit por mu kujtuan piruetat e tij teksa dëgjoja recitimin brilant te Mirush Kabashit për dinjitetin. Atë dinjitet që pikërisht drejtori aktual e vinte në dyshim për aktorin e madh. Pikërisht ai kllouni i dikurshëm i Berishës, sot shërbërtor i Ramës. Ky farë drejtori nuk është ne atë vend pune se ka ndonjë meritë apo se ëahtë ndonjë menaxher i mirë, aspak. Ai është aty se është i ngjashëm në vese e mentalitet me kryeministrin i cili ka parë tek ai shpirtin binjak. Hervin Çuli se ka për gjë të shesë kolegë e miq për atë post qe mban aktualisht. Njeriu qe dikur lidhte dhe pastronte këpucët e ish kryeministrit se ka për gjë ti lëpihet këtij të sotmit. Për interesat e personale të Ramës dhe Veliajt ( se kockë për atë ska lënë njeri në këtë mesele) ai është gati të sulmojë ata që kanë dhënë jetën për artin në këtë vend. Në këtë sulm në fatkeqësisht ai s’është vetëm, por janë dhë disa palo artistë që shpirtin e kanë shitur me kohë tjetër kund. Por harrojnë se ne rast se emrat e atyre artistëve që mbrojnë sot teatrit janë do kujtojen si krenaria e tij, çulrat dhe qullrat që mbrojnë sot me mish e shpirt një aferë të pastër korruptive që po bëhet në kurriz të artit, do mbahen mend jo si artistë pos i turp i atij komuniteti. Për ta sdo ketë vend në panteonin e artit shqiptar, e shumta në shollën e këpucës së Ramës dhe Veliajt që i përdorin dhe do vazhdojnë t’i përdorin si rreckë sa herë duan të fshijnë batakun e tyre korruptiv. Kjo është për të ardhur keq.