Një sasi mjaft e madhe droge është kapur në një magazinë në Karaburun të Vlorës.
Sasia e drogës dyshohet që të jetë rreth 800 kilogramë e llojit kanabis sativa.
Sasia e lëndës narkotike është kapur ditën e sotme e nga ana e Policisë.
Brenda magazinës janë gjetur dhe disa bidona me benzinë, që pritet të përdoreshin nga mjetet lundruese për transportin e drogës.
Droga është gjetur pas informacioneve në rruge operative. Ende nuk ka të arrestuar, edhe pse mësohet se lënda narkotike ka qenë gati për transport.
(E.K/FAXWEB.AL)
vijon…