Një grua ka shpëthyer sot në lot përpara kryeministrit Edi Rama, në takimin që ai ka pasur sot me koordinatorët e bashkëqeverisjes.
Gruaja në fjalë kishte mundur që përmes denoncimit te portali ”shqipëriaqëduam.al” të merrte zgjidhjen e problemit të saj, që ishte mungesa e kempit.
Gruaja e quajtur Luljeta kishte mbetur invalide për shkak të një operacioni që kishte kryer në shtyllën kurrizore.
Gruaja mes lotëve iu drejtua Ramës: Nuk me jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore. Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur. Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha.
Rama është afruar menjëherë te zonja, dhe ka njoftuar se punonjësja e sigurimeve shoqërore që kishte sorrollatur Luljetën ishte hequr nga puna. Ai ftoi qytetarët që të vijojnë me denoncimet e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)