Pas deklaratës së Zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj për televizionin gjerman ZDF se Shqipëria ishte gati të priste 600 mijë emigrantë, madje këtë e kishte treguar në të kaluarën kur kishte pritur shqiptarët e Kosovës, ka reaguar dhe ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ylli Manjani shtron pyetjen se me çfarë do ta mbajë qeveria këtë kamp kur Europa që është fuqi ekonomike nuk e pranon, duke shtuar me ironi se “Me PPP se merr njeri”.
Nga ana tjetër ai pyet se si mund të vihet shenja e barazisë mdërmjet të deportuarve nga Kosova dhe refugjatëve nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!
Postimi i plotë:
600 000 refugjatë do të presë qeveria?!
Shumë pak!
Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales…
———-
Ça bëjn kta more?! Janë në terezi apo jo?!
Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!
Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!
Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri…
A po ankohen përditë popullit të vet që skanë para?
Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!
—————
Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!
Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!
Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!
Kemi sondazhet…
(B.H/Faxweb)