Pak ditë më parë Ronela Hajati publikoi këngën e saj të fundit “Do ta luj”, që ka marrë mbi 919 mijë klikime në YouTube.
Dhe këngëtarja ka thumbuar kolegët e saj që blejnë klikime. Me anë të një postimi në InstaStory, Ronela me ironi thotë se as ylli i muzikës Rihanna nuk merr 4 milionë klikime në ditë.
“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. Katër milionë në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çfarë është Rihanna para nesh thuaj”, shkruan Ronela.
(M.Q/Faxweb)