Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ku janë sekuestuar drogë e armë, dhe kanë rënë në pranga tre persona.
Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.
Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë
Nga shërbimet e Komisariatit të Polcisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.
Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.
Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.
Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.
—————————————————-
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.
Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.
Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike.